Brukseli po kërkon që Mustafa dhe Vucic të takohen gjatë muajit shkurt

Bashkimi Europian (BE) kërkon që Dialogu i Brukselit të vazhdojë në nivelin më të lartë politik, që nënkupton takimin e kryeministrave të Kosovës e të Serbisë, Isa Mustafës, përkatësisht Aleksandar Vuçiqit, deri në gjysmën e shkurtit, shkruan sot “Danas” i Beogradit.

Kjo gazetë citon burime të qarqeve të afërta të Brukselit, sipas të cilave “BE nuk e sheh me simpati promovimin e trenit serb deri në Mitrovicë, as deklaratat e ditëve më parë të Tomisllav Nikoliqit për dërgimin eventual të ushtrisë në Kosovë”, transmeton Koha.net.

Nga Vuçiq pritet të deklarohet rreth retorikës së Nikoliqit pasi të kthehet nga Forumi8 Ekonomik i Davosit nga fundi i javës.

Brukseli nuk e do Nikoliqin kandidat të “Naprednjakëve” dhe të Socialistëve për një mandat të dytë të presidentit të Serbisë.

Sipas “Danasit” nuk duhet përjashtuar as mundësinë e ngrirjes së pjesëmarrjes në Negociatat e Brukselit, nëse Nikoliq do të rikandidohet për presidnet të Serbisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme