Në një deklaratë ekskluzive për Alsat, Jetulla Qerimi, familjar i të ndjerit Rexhail Qerimi tregon se si dhe nga kush e ka marr lajmin për vdekjen e Rexhailit. Ai madje theksoi se familja nuk do të lejoj që të kryhet autopsi mbi trupin e Rexhailit sepse nuk iu besojnë organeve të shtetit. Sipas tij Rexhaili vuajti 13 vjet burg duke qenë i pafajshëm, shkruan Alsat.
– Advertisements –
“Njoftimi u bë mbrëmë diku pas mesnate, isha në punë në çajtore, u paraqit i burgosuri që ishte me te, me tha se Rexhaili nuk është mirë me shëndet se i ka ra të fikët dhe se e kanë marrë policia e kanë dërguar në Spital. Si familjar vendosa me shkua në spital me e kërkuar, por nuk arrita që ta gjej. Pastaj kam shkuar sërish tek burgu i Idrizovës ku takova një frugon të policisë, ku ishte Rexhaili. Policia më konfirmoi se Rexhaili është i vdekur dhe trupin e tij e dërguan sërish në burg. Unë u ktheva në shtëpi dhe ja sot kemi ardhur me marr trupin e pajetë të Rexhailit”, tha Jetulla Qerimi, familjar.
Jetullai tregon edhe arsyet se pse nuk kanë lejuar autopsi mbi trupin e Rexhailit.
“Nuk kemi pranu me u ba autopsi, kur e dimë se 13 vjet ka qëndruar në burg i pafajshëm, janë tall me të burgosurit dhe me familjet e të burgosurve, vetëm e vetëm për t i arrit qëllimet e tyre politike. Me Rexhailin nuk kam kontaktuar këtyre ditëve, por ai deri në ora 12:00 ka kontaktuar me vëllezërit dhe bashkëshorten e tij dhe ka thënë se është mirë”, tha Jetulla Rexhaili, familjar. /Alsat.mk