Prokuroria publike jo efikase në luftën kundër korrupsionit. Këtë siç thonë nga Komisioni për anti korrupsion, e dëshmon fakti që për 20 vite, kanë dorëzuar 165 iniciativa për ndjekje penale, por vetëm tre prej tyre kanë arritur deri në Gjykatë. Kryetarja e Komisionit Antikorrupsion Biljana Ivanovska tha se duhet të forcohen kapacitetet në Prokurori me qëllim që lëndët më shpejtë të përfundojnë në Gjykatë. Antikorrupsioni gjatë vitit 2021 ka sjellë vendime për 707 lëndë. Prej tyre 404 për sferën e korrupsionit, 171 për sferën e konfliktit të interesit, 40 për mosrespektim të dispozitave ligjore në periudhën e procesit zgjedhor dhe 92 vendime gjatë konfirmimit të pronave të funksionarëve.
– Advertisements –
“18 iniciativa janë dorëzuar deri në Prokurorinë publike për tre vitet e kaluara. Nga këto 18 iniciativa, për gjashtë kemi marrë përgjigje, prej të cilave dy janë refuzuar, për dy gjendja faktike ka ndryshuar sepse ka ndërruar jetë personi dhe për dy iniciativa ende vepron Prokuroria publike. Mendoj duhet të forcohen kapacitetet në Prokurorinë publike në përgjithësi që lëndët të munden më shpejt të transferohen në gjykata”- deklaroi Biljana Ivajnovska, Kryetare e Antikorrupsionit.