Ziberi për rastin “Alfa”: Vendimet e vonshme sjellin pasoja

Avokati i Popullit, Naser Ziberi kërkon nga Këshilli Gjyqësor që të ndërmarrë masa ndaj gjykatësve të cilët nuk veprojnë në kohë dhe në përputhje me ligjin në procedura gjyqësore siç është rasti “Alfa” me qëllim parandalimin e pasojave siç ishte vdekja e Rexhail Qerimit ditë më parë. Ziberi thotë se pas kontrollit të zbatuar në burgun e Idrizovës është konstatuar se vdekja Qerimit ka ardhur si pasojë e sëmundjes dhe nuk bëhet fjalë për sulm apo plagë të shkaktuara nga jashtë.

– Advertisements –


YouTube video

“Mund të rekomandojmë tek Këshilli Gjyqësor që në rastet kur hetohet se nuk ka gjykim në afatin e paraparë ligjorë të ndërmerren masa adekuate disciplinore ndaj gjykatësve që shkelin këtë parim sepse pasojat mund të jenë fatale. Është konstatuar se vdekja nuk është si rezultat i ndonjë sulmi të dhunshëm por si rezultat i përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të personit në fjalë”- deklaroi Naser Ziberi, Avokat i Popullit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme