Prej një orë, tre shtëpi në lagjen Kllukot të Tetovës janë përfshitë nga flakët. Me të marrë thirrjen për zjarr, zjarrfikësit e Tetovës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe për gati një orë po luftojnë me flakët për mos lejuar më tej zgjerimin e vatrave të zjarrit. Informate e para nga terreni, janë se nuk ka dëme në njerëz dhe se janë evakuuar të gjithë banorët përreth, por raportohen dëme të shumta materiale. Zjarrfikësit ende vijojnë për shuarjen e zjarrit me autobotet e shumtë të ujit, por rrugët e ngushta të lagjes dhe shtëpitë afër njëra tjetrës po vështirësojnë punën e tyre. Në terren kanë dalë edhe operatorët e EVN-së ku kanë bërë shkyçjen e rrymës për të mos rrezikuar jetën e zjarrfikësve ose ndonjë kontakt të zjarrit me rrymën. Deri më tani nuk dihen shkaqet e vërteta të zjarrit, por një grup hetimor ndodhet në vendngjarje për të kuptuar shkaqet./Alsat
– Advertisements –
https://www.facebook.com/watch/live/?ref=notif&v=475534167466285¬if_id=1643320785614894¬if_t=live_video_explicit