5 shtëpi të djegura dhe një person në spital është bilanci i zjarrit në Tetovë

Zjarri që përfshiu rreth dy orë përpara lagjen Kllukot të Tetovës ka djegur plot 5 shtëpi, ndërsa një person ka përfunduar në spital me djegie në fytyrë dhe në trup, por për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Zjarrfikësit, pas dy orësh, kanë arritur  të venë nën kontroll flakët e zjarrit, por rrugët e ngushta të lagjes dhe shtëpitë afër njëra-tjetrës kanë vështirësuar tej mase punën e tyre. Deri më tani nuk dihen ende shkaqet e vërteta të zjarrit, por një grup hetimor ndodhet në vendngjarje për të kuptuar shkaqet e zjarrit./Alsat

– Advertisements –


më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme