Ndonëse ligjërisht është i ndaluar, në Serbi prostitucioni po lulëzon, shkruajnë mediet e atjeshme. Ndër të tjera ato përmendin shpalljet legale për shërbime seksi.
“Masazh relaksues”, “masazh relaksues për tërë trupin”, “masazh trup me trup” … janë vetëm disa nga ofertat përmes internetit dhe shpalljeve në shtypin e shkruar, që haptas ofrojnë shërbime prostitucioni. Për këtë, siç shkruan gazeta “Blic” e Beogradit, janë bindur vetë gazetarët e saj, të cilët kanë zbuluar se pas 70 për qind të shpalljeve të tilla fshihet prostitucioni, transmeton Koha.net.
Për këto shërbime paguhet 50 deri 150 euro, shkruan kjo gazetë.