Zyra e Jashtme për Çështje Kriminale Gostivar ka ngritur kallëzim penal kundër I.J. (33) nga Gostivari, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprës penale “kryerje e transportit publik pa licencë”, thanë nga MPB.
– Advertisements –
“Sot në rrugën “Zhivko Brajkoski” në Gostivar, zyrtarë policorë kanë kontrolluar automjetin “Volkswagen Golf”, me tabelë “Taxi”, dhe është konstatuar se nuk posedon dokumentacion të rregullt – licencë të lëshuar nga institucioni përkatës në Ministrinë e Brendshme.