Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç pas kthimit të tij nga Davosi i Zvcrës, ia ka ndaluar të gjithë ministrave, zyrtarëve të shtetit dhe nëpunësve civilë për të komentuar mbi zhvillimet në rajon për shkak të deklaratave të papjekura të bëra ditët e fundit në media.
Vuçiç ia ka ndaluar presidentit serb Nikoliç të përmendë fjalën luftë (“Vu?i? zabranio Nikoli?u da pri?a o ratu“) shkruan gazeta e Beogradit “Blic” transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”
“Ju lutem, në të ardhmen, për shkak të ndjeshmërisë së momentit politik në rajon, më lejoni të jem i vetmi për Qeverinë për të komentuar mbi marrëdhëniet në rajon. Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj dhe ju lutem informoni të gjithë zyrtarët dhe punonjësit e Qeverisë për kërkesëns sime..” thuhet në letrën e Vuçiçit të siguruar nga gazeta “Blic”
Në vazhdim Vuçiç i ka quajtur provokuese, sjelljen dhe deklaratat e krahut të presidentit Tomisllav Nikoliç dhe drejtorit të Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç.
“Nikoliç dhe Gjuriç me deklaratat e tyre shkojnë shumë larg, janë të tepruar, përtej asaj që është rënë dakord. Vuçiç po bën përpjekjet për të lehtësuar dëmin nga kjo retorikë e ashpër dhe e pamatur e aplikuar në Serbi..” thotë burimi per “Blic” nga një ambasadat e Shteteve Anëtare të BE-së.