Postoi video me xhirime gomash dhe drift, e pëson keq pronari me X5. I bllokohet mjeti dhe dënohet me gjobën e majme (SHUMA)

Në datë 31.01.2022 rreth orës 22:00 në rrjetet sociale janë hedhur pamjet filmike ku mjeti marka BMW – X5 me targa AB 101 OM nuk ka rregulluar shpejtësinë me mjet duke bërë xhirime gomash dhe drift.


Në datë 01.02.2022 nga shërbimet e Komisariatit Rajonal Policisë Rrugore është bërë e mundur gjetja e mjetit dhe është bërë shoqërimi dhe ndalimi i mjetit në Komisariatin Rajonal Policisë Rrugore.

Është marrë masa administrative me vlerë 50 000 (pesëdhjetë mijë)  lekë për  shkelje të Ligjit Nr 8378 datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor Republikës Shqipërisë” i ndryshuar, neni 139 paragrafi 3 dhe neni 93 paragrafi 1, 3 dhe 5.

Komisariati Rajonal Policisë Rrugore është i hapur për qytetarët për denoncimin e e kundërvajtjeve rrugore me qëllimin ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve të cilët shkelin rregullat e qarkullimit rrugor me qëllim  krijimin e një mjedisi sa më të sigurt për përdoruesit e rrugës dhe për të rritur besueshmërinë tek qytetarët.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme