Shkruan: Kim Mehmeti
Nga masa mbrojtëse kundër Covid19 e qeverisë së Kosovës për t’i mbyllur kufijtë shqiptaro-shqiptarë, patën dobi vetëm laboratorit e Shkupit, ku bëhen PCR teste.
Dhe përderisa disa shtete të Evropës i heqin të gjitha masat kundër kësaj pandemie, qeveria e Kosovës vazhdon të na nënshtrojë, duke keqpërdorur frikën tonë nga sëmundja dhe, duke i mbrojtur shqiptarët e atjeshëm nga ne këtej kufirit.
Por megjithatë, kufiri mbetet i hapur për kryetarin e BDI-së, i cilët u takua me Kryeministrin e Kosovës, mbase për ta informuar se aktorë të ndryshëm maqedonas punojnë për ta dëmtuar partinë e tij?!
E në të vërtet ai gënjen: qarqet policore dhe politike maqedonase bëjnë çmos për ta mbrojtur BDI’në – si vlerë të veçanta maqedonase – edhe nga shqiptarët! Dhe kanë të drejtë, sepse vasal më të mirë se drejtuesit e BDI-së nuk mund të gjejnë dhe ngaqë, BDI-ja me asgjë nuk i ka dëmtuar maqedonasit, por shqiptarët e Maqedonisë! (Kim Mehmeti)/sakte.net