Mbrëmjen e sotme në Elbasan është zhvilluar një mega-operacion. Burime pwr “Gazeta Shqiptare” bënë me dije se janë lëshuar 25 urdhër ndalime nga një grup prokurorësh, nën drejtimin e Drejtuesit të Prokurorisë Kreshnik Ajazi.
Sipas burimeve, operacioni lidhet me zyrtarë që kanë shpërdoruar detyrën. Mes urdhrave të ndalimit ka edhe zyrtarë të burgjeve të cilët kanë shpërdoruar detyrën.
Gjithashtu, mes tyre ka edhe ‘të burgosur VIP’, të cilët në bashkëpunim me zyrtarët e burgjeve kanë futur sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike në ambientet e burgjeve.
Në operacion marrin pjesë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Njësia Operacionale.
Mwsohet se gjatë orëve të fundit janë arrestuar një numër i konsiderueshëm personash, ndërsa operacioni vazhdon dhe pritet të ketë arrestime të tjera.