Vrasja e ‘Anglezit’ kthehet në lajmin e ditës së mediave europiane/ Mënyra se si shqiptarët po ‘pushtojnë’ portin e Antverpit për trafikun e kokainës

Ekzekutimi i Bledar Muçës, ose sikurse njihej ai me nofkën ‘Anglezi’ në Belgjikë ka pushtuar faqet e para të mediave të shkruara dhe atyre online në Europë, të cilat janë fokusuar kryesisht te lidhja e grupeve shqiptare me transportin e drogës nga Porti i Antverpit drejt Evropës.


Ndonëse në lidhje me ekzekutimin e tij ende Prokuroria belge nuk ka asnjë të dhënë konkrete dhe aq më pak për vrasësit, prania e një shqiptari të maskuar si “anglez” në zemër të Belgjikës ka bërë që autoritetet të kthejnë vëmendjen nga një prej porteve më të rëndësishme të vendit.

Prej ditësh, mediat e huaja vijojnë të shkruajnë në lidhje me atë ekzekutim mafioz në afërsi të një stacioni policor, ndërkohë që jehona e vrasjes së Bledar Muçës tashmë ka kaluar edhe në tokën britanike.

Dailu Mail i kushton shkrim situatës në Belgjikë, i referohen vrasjes së Bledar Muçës:

Prestigjiozja britanike, “DailyMail” i ka kushtuar një shkrim situatës në shtetin belg e pikërisht vrasjes së Bledar Muçës. Vrasja e Bledar Muçës në një atentat mafioz në Belgjikë pak ditë më parë ka bërë që Policia, por edhe agjencitë e huaja, të rikthejnë vëmendjen drejt portit të Antverp, aty ku besohet se grupe të fuqishme shqiptare dhe jo vetëm synojnë të marrin territor të gjerë.

Në këtë artikull thuhet se Muça, 43 vjeç, u arrestua në 2016 pasi përdori një pistoletë për të qëlluar ndaj Policisë, e ndërsa në Anterp për dy vitet e fundit duke vepruar si një anëtar kyç i një bande shqiptare të drogës në qytetin port, i cili është shfaqur si epiqendra e kontrabandës së kokainës. Britania dhe pjesa tjetër e Evropës nga Amerika e Jugut.

Hetimet e policisë belge dhe jehona në mediat belge se si paratë e drogës po përdoren për të ‘blerë’ shtetin:

E ndërsa Policia blege ka shtrirë hetimet pikërisht për prishjen e pazareve të drogës, vrasja e gangsterit Bledar Muça hedh dritë të re në rrjetin evropian të kontrabandës së drogës. Mediat atje ka shkruar se Antverpi po pushtohet nga gangsterët shqiptarë e se vrasja e Muçës në Belgjikë hedh dritë mbi problemin e trafikut të kokainës në qytet, i cili është përshkruar si një “tsunami”, që e ka goditur atë me korrupsion dhe dhunë endemike pasi paratë e drogës përdoren për të “blerë” Policinë, doganierët dhe punonjësit e portit dhe për të mundësuar lulëzimin e tregtisë ilegale.

Kush është i shumëkërkuari Nordin el Hajjioui:

Kryeprokurori i Antverp Franky De Keyzer e krahasoi përplasjen e bandave të trafikut të drogës si loja e maces me miun, ku kriminelët luftojnë për të qenë një hap përpara ligjit.

Një nga të dyshuarit më të mëdhenj në skenën e trafikut të drogës në Antverp është 34 vjeçari Nordin El Hajjioui, i cili ka lindur në këtë qytet dhe tani jeton në Dubai. Deri më tani ka arritur t’i rezistojë përpjekjeve për ta ekstraduar atë në Belgjikë.

I njohur si ‘Dikke Nordin’ ose ‘Fat Nordin’, ai është shpallur në kërkim nga Interpoli, ku kërkohet për vepra penale të trafikimit të armëve dhe lëndëve narkotike si dhe drejtues i një organizate kriminale.

Vetëm në vitin 2021 në Portin e Antverpit u kapën 90 tonë kokainë me vlerë 13 miliardë euro:

Vitin e kaluar u kap një sasi prej 90 tonësh kokainë me vlerë 13 miliardë euro në portin e përhapur të Antverp-it, por konfiskimet, të cilat janë më të lartat në Evropë, mendohet se përbëjnë vetëm dhjetë për qind të kokainës së kontrabanduar nëpër qytet. Për kapjen e kësaj sasie reagoi edhe kryebashkiaku i Antverp, Bart De Ever, i cili shtoi se vitet e fundit trafiku i kokainës është rritur në mënyrë eksponenciale. Pasojat e kësaj janë shumë të prekshme veçanërisht për qytetet portuale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme