Katër burra nga Gostivari rrahin dy gra, policia ka përdorur armët si paralajmërim për t’i qetësuar të akuzuarit

Prokuroria Themelore Publike në gjykatë parashtroi aktakuzë kundër katër personave për veprën penale dhunë.

– Advertisements –

Sipas njoftimit të Prokurorisë, më 22.06.2021, katër banorët e lagjes Tullana në Gostivar kanë ushtruar dhunë dhe kanë lënduar dy gra.

“Kur një nga gratë ka ardhur në oborr te njërit nga të akuzuarit për ta kërkuar bashkëshortin e saj, i akuzuari 45 vjeçar e ka sulmuar, e ka kapur për flokë dhe nga zvarritur në tokë dhe më pas ka goditur me këmbë. Dhunës i janë bashkëngjitur edhe tre të akuzuarit të moshës 20, 31 dhe 22. I pari ka marrë edhe një shkop për ta goditur atë. Në atë moment, ka ardhur edhe një grua e cila ka dasur të ndihmojë viktimën, por të akuzuarit e kanë shtyrë dhe asaj i ka ra i fikti”, sqarojnë nga Prokuroria.

Nga PTHP shtojnë se një numër i madh i dëshmitarëve kanë paraqitur rastin në polici, ndërsa kur kanë arritur policët në vendngjarje, është dashur të përdorin armë si paralajmërim për t’i qetësuar të akuzuarit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme