Dy persona janë arrestuar nga policia e Lushnjes pasi ushtronin aktivitetin e lojrave të fatit në lokalin e njërit prej tyre. Në pranga janë vendosur 44-vjeçari me iniciale G.C. dhe 23-vjeçari me iniciale T.A.
Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e shtetasit G.C. policia gjeti dhe sekuestroi një aparat celular me anë të së cilës ata vendosin bastet.
Njoftimi i policisë:
Lushnjë/Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasit G. C., 44 vjeç dhe T. A., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e shtetasit G. C., u gjet dhe u sekuestrua një aparat celular me të cilin dyshohet se të dy këta shtetas ushtronin aktivitetin e paligjshëm të organizimit të lotarive të palejuara.