EMRI/ Zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, kush është kandidati i PD-së që pritet të garojë për kryetar bashkie në Vorë

Pas Durrësit, Shkodrës, Lushnjes dhe Rrogozhinës edhe Dega e PD Vorë ka finalizuar procesin e përzgjedhjes së kandidatit për Kryetar Bashkie.


Pas konsultimeve dhe një procesi në bazë prej disa ditëve, duke mbajtur në konsideratë votimet konfirmuese të anëtarëve, mbrëmjen e sotme Dega e PD Vorë ka miratuar propozimin për kandidatin për Kryetar Bashkie.

Sipas burimeve në PD, Ymer Marku është emri i propozuar nga demokratët e Vorës.

Propozimi i është dërguar për miratim Kryesisë qendore. Sipas afateve të vendosura nga Kryesia e PD, baza e partise dhe Kryesitë e Degeve në 6 bashkitë, duhet të propozojnë kandidatët brenda ditës së sotme. Kandidatët e propozuara nga baza do i nënshtrohen më pas shqyrtimit dhe miratimit nga Kryesia e PDSH,që pritet të mblidhet nesër.

Deri më tani Partia Demokratike ka bërë publike 5 propozime për kandidatët, konkretisht për bashkitë Durrës, Shkodër, Rogozhinë, Lushnjë dhe Vorë. Ndërkohë pritet që në orët në vijim të zbardhet edhe emri i propozuar për bashkinë Dibër.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme