Kuvendi i Kosovës, sot do të mbajë seancën e parë plenare për sesionin pranverorgjatë së cilës do të paraqitet në interpelancë, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami.
Ai do të përgjigjet para deputetëve lidhur me organizimin e arsimit parashkollor, parafillor dhe parauniversitar në Kosovë.
Po gjatë kësaj séance, parlamenti do të shqyrtojë për herë të parë Projektligjin për automjete, si dhe atë për legalizimin e armëve.
Poashtu, Kuvendi do të zhvillojë debat parlamentar lidhur me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, sipas kërkesës së deputetit Glauk Konjufca