Sa shqiptarë ishin në vitin 1953 sipas dokumenteve të CIA-s

Në publikimin e 13 milion faqeve nga Agjencia Qendrore e Inteligjencës amerikane CIA, flitet edhe për shumë fakte rreth shqiptarëve. Këto dokumente që deri më tani kanë qenë të paqasshme për publikun flitet edhe për numrin e shqiptarëve që kanë jetuar gjatë vitit 1953.
Sipas këtyre dokumenteve në këtë vit shqiptarët janë cilësuar si minoritet i Jugosllavisë, i përbërë prej një popullate përafërsisht 900,000 persona që jetojnë në Kosovë, Mal të zi, si dhe në Maqedoninë perëndimore

Aty shkruhet se ‘Kosova teorikisht është pjesë e regjionit autonom të republikës së Serbisë, e cila është pjesë e Republikës Federative Jugosllave. Duke ja shtuar Metohinë, regjioni autonom e ka marrë emrin Kosmet. Kosmet ka përafërsisht 750,000 banorë, 85% të tyre janë shqiptarë me origjinë dhe flasin shqip’.

Po ashtu në këto dokumente siç transmeton gazetametro.net flitet edhe për kohën kur kufijtë e Shqipërisë janë caktuar në Konferencën e Londrës më 1913 dhe kur Kosova u bë pjesë e Serbisë. E si, pas kësaj një numër i madh i Kosovarëve shkuan për të jetuar në trojet e Shqipërisë.

“Këta njerëz kryesisht u vendosën në Fushë Krujë, Mamurras, Fush’ e Mbretit (Elbasan), Myzeqeja si dhe në shumë vende të tjera. Pjesa tjetër e popullatës janë përzënë nga serbët. Shumica prej tyre ishin kryesisht familje fisnikësh, në mes të cilëve ishte edhe familja Bllaca në mesin e shumë personaliteteve të kishës Katolike. Priftërinjtë Shtjefen Kurti, Gjon Bicaku, Mikel Shala kanë arritur të shpëtojnë jetën e tyre duke ikur në Shqipëri në vitin 1929. Në atë kohë qeveria shqiptare organizoi një protestë të dhunshme kundër vrasjes së atë Shtjefan Gjecovi’t”, thuhet në këtë dokument.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme