Netflix ka shtuar një opsion të ri që të gjithë përdoruesit e kishin kërkuar prej kohësh. Shërbimi më i ndjekur i transmetimit i ka lejuar gjithmonë shikuesit të kthehen për të parë filma ose episode televizive që kishin lënë pezull.
Këto filma dhe seriale janë përfshirë në një kategori të quajtur “Vazhdo të shikosh”.
Megjithatë, deri më tani, shikuesit e platformës nuk kanë qenë në gjendje të modifikojnë manualisht radhën e tyre në këtë kategori.
Kjo do të thotë që nëse do të shikonit pesë minuta diçka dhe e hiqni se nuk iu pëlqen, filmi ose seriali do të mbetet në listën tuaj “Vazhdo të shikosh”.
Megjithatë, Netflix tani u ka dhënë të gjithë përdoruesve mundësinë për të hequr manualisht filmat apo serialet nga kjo kategori.
Funksioni u testua për herë të parë në disa përdorues të përzgjedhur në Android gati dy vjet më parë dhe ishte zbatuar gradualisht në një kapacitet më të madh, por vetëm tani është vënë në përdorim për të gjithë përdoruesit në të gjitha pajisjet.
Përdoruesit e Netflix kanë festuar risinë e këtoij opsioni në mediat sociale.
“A mund të marr një hallelujah A mund të marr një amen,” shkroi një përdorues në Tëitter.
“Faleminderit @netflix,” shkroi një tjetër, i cili e përshkroi ndryshimin si “të vonuar”.
“E ardhmja mund të jetë e pasigurt, dhe fundi gjithmonë afër, por përqendrohuni te gjërat pozitive. Netflix tani ka shtuar opsionin për të hequr shfaqjet dhe filmat nga lista juaj e vazhdimit të shikimit”, shkroi dikush tjetër.