Një aksident i rëndë ka ndodhur në dalje të Manastirit për në Krevari.
– Advertisements –
Në aksident kanë marrë pjesë tre automjete, përkatësisht një furgon që ka transportuar punëtorë fabrike, një kamion dhe një automjet.
Sipas të dhënave nga spitali i Manastirit, në aksident kanë mbetur të lënduar 10 persona, prej të cilëve dy janë me lëndime të rënda trupore.
Autoritetet janë në vendngjarje për të konstatuar shkaqet e aksidentit.