Kryetari i Komisionit qeveritar për caktimin e vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi, Murat Meha ka folur sot gjatë një konference për mjeti e dyshuar shpërthyes të cilin para pak minutash e ka demoluar Policia e Kosovës.
Ai ka thënë se ky sulm është bërë nga dora e zgjatur, transmeton Indeksonline.
“Ky është një sulm ndaj familjes time që po bëhet prej dorëz së zgjatur që po mundohen të rrezikojnë gjithçka madje edhe familjen time”, ka thënë Meha, duke shtuar se materiali që cakton kufirin me Malin e Zi nuk është vetëm në Kosovë por në të gjitha qendrat më të mëdha të botës dhe askush nuk mund të asgjësoj apo të bëj alibi se kufiri mund të jetë në një vijë tjetër”, ka thënë Meha.
Ndërsa kryeministri Isa Mustafa ka thënë se nuk është mirë që të rrezikohet jeta e njeërëzve për kauza politike.
“Ne kemi informatë që është hedhur një mjet i dyshuar shpërthyes është hedhur në shtëpinë e Murat Mehës. Nuk është mirë që të rrezikohet jeta e qytetarëve për akuza politike. Ne dënojmë këtë akt dhe konsiderojmë se është akt i papranueshëm”, ka theksuar Mustafa.