Vrau veten dhe familjen/ Pamje tronditëse nga vendi ku vdiq kreu i ISIS

KUJDES: PAMJE SHQETESUESE

Forcat speciale amerikane ndërmorën një sulm në veriperëndim të Sirisë me qëllim ekzekutimin e kreut të Shtetit Islamik, Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi.

 Raportohet se ai shpërtheu një bombë që e vrau veten, bashkë me gruan dhe dy fëmijët e tij. Gazeta Daily Mail sjell pamjet dramatike nga vendi ku ndodhi sulmi. 13 persona humbën jetë gjatë sulmit, përfshi gjashtë gra dhe katër fëmijë.

Në sulm morën pjesë 24 komando të forcave speciale amerikane, të mbështetur nga ajri me dronë, avionë dhe helikopterë. Pasi al-Qurayshi mori drejtimin e Shtetit Islamik në vitin 2019, SHBA kishte vendosur një çmim prej 10 milion dollarësh për kokën e tij. Sulmi është i ngjashëm me atë që solli vrasjen e Osama Bin Laden në vitin 2011.

Pentagoni tha se identiteti i kreut të ISIS u konfirmua nga analizat e ADN-së dhe gjurmëve të gishtave. Trupi i tij ishte lënë në vendin e ngjarjes. Pentagoni shtoi se ai qëllimisht jetonte në një shtëpi me familje të tjera, duke e akuzuar se ka përdorur gratë dhe fëmijët si mburoja njerëzore.

Mendohet se viktimat erdhën për shkak të shpërthimit vetëvrasës të kreut të ISIS. Një helikopter amerikan pësoi defekt dhe u rrëzua. Forcat amerikane e shkatërruan atë pasi nuk mund të fluturonte më.

ImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImage

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme