Sot pritet të mbahet marsh protestues për nder të të ndjerit Rexhail Qerimit, i dënuari për rastin “Alfa” si dhe për disa raste gjyqësore, për të cilat paralajmëruesit e protestës kërkojnë hetim ndërkombëtar. Protesta do të nis në “Sheshin Skenderbeu” në Shkup, ndërsa pritet të përfundojë në zyrat e BE-së në Shkup. Këtë ditë më parë e bëri të ditur Jetulla Qerimi, vëllai i të ndjerit Rexhail Qerimi.
“Ju njofotojmë që në dat 04.02.2022 ditën e Premte, në ora 13:30
Do të mblidhemi tek sheshi Skender Beu ku dhe do të fillojm marshin në nderë të Rexhail Qerimit si dhe do të kërkojmë hetim ndërkombëtar në zyrat e BE-s për vdekjen e dyshimt si edhe për të gjith rastet tjera të montuara politike”, shkruan Qerimi.