Me moton për drejtësi dhe zbardhjen e rasteve të montuara politike, u mbajt marsh protestues për nder të Rexhail Qerimit, të dënuarit me burg të përjetshëm për rastin “Alfa” i cili vdiq në burg javën e kaluar. Protestuesit nga sheshi Skëndërbeu shkuan para zyrës së Bashkimit Evropian ku kërkuan hetim ndërkombëtar për rastin “Alfa” dhe rastet e tjera, shkruan Alsat.
“Me këtë rast, thirrjet tona u drejtohen në radhë të parë institucioneve ndërkombëtare që të ndërmarrin masa për ndalimin e këtyre veprimeve të egra e barbare kundër banorëve shqiptar, liridashës e paqësor. Të ndërhyjnë tek autoritetet e këtij shteti për sigurimin dhe garantimin e të drejtave ligjore të shqiptarëve, për shqyrtimin dhe zgjidhjen e kërkesave të shqiptarëve të heshtur me dhunë e terror nga organet e shtetit”, thq Nagip Jonuzi, këshilli organizues i protestës
Vëllai i të ndjerit Rexhail Qerimi, akuzoi politikën për organizimin e rasteve të montuara, ndërsa hodhi dyshime edhe për vdekjen e vëllait të tij. Akuza ndaj pushtetarëve dërgoi edhe Bedri Ajdari përfaqësues i familjarëve të të dënuarve në rastin “Monstra.
“Do të kisha thënë që, më shumë se gjykatat, politika është fajtore për të gjitha këto raste të montuara dhe politika definitivisht po tallet me shqiptarët dhe me proceset e gjykatave, prandaj unë nuk kam çfarë të them më tepër veç se sinqerisht ti mallkojë këto politikanë që vazhdimisht po tallen me popullin dhe me të burgosurit që janë të cilëve vazhdimisht u skenojnë raste dhe u montojnë”, tha Jetulla Qerimi, Vëlla i Rexhail Qerimit
“Maqedonia e Veriut duhet përfundimisht tu ike këtyre rasteve në mënyrë që ta përshpejtoj procesin me anë të truqeve duke vrarë njerëz të vetë e duke fajësuar qytetar të pafajshëm të etnitetit shqiptar për të hyrë në mënyrë të përshpejtuar dhe për të krijuar kushte gjoja se është e rrezikuar nga nacionalizmi shqiptar dhe nga ‘terroristët’ shqiptar”, tha Bedri Ajdari, përfaqësues i të dënuarve në rastin “Monstra” akuzoi pushtetarët se
Organizatorët e marshit thanë se nuk do të ndalojnë së kërkuari drejtësi dhe se do të ketë edhe protesta të tjera për zbardhjen e rasteve të montuara politike. /Alsat.mk