Shkup – 117 sanksione për kundërvajtje në komunikacion

Ministria e Brendshme dje (04.02.2022) ka vazhduar me intensifikimin e kontrolleve në trafik.

– Advertisements –

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 117 masa, nga të cilat 15 për drejtim mjeti pa patentë shofer, 8 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, tre sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 8 sanksione për ngasje me defekt teknik të automjeteve.

Janë vendosur 14 sanksione për mosdhënie përparësie të këmbësorëve në vendkalim për këmbësorë, tre masa për shofer fillestar, dy sanksione se ishin në celular gjatë vozitjes, dhe dy masa për kalim të semaforit në të kuqe.

Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelohet tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme