Dhjetori e janari, me më shumë aksidente

Gazetar: Bashkim Sulejmani 

– Advertisements –

Ngricat në rrugë por edhe vozitja e shpejtë, duke mos respektuar kushtet e rrugës e as kufizimin e shpejtësisë, kanë bërë që dhjetor dhe janari, të jenë muajt me më shumë aksidente. Ministria e Punëve të Brendshme ka shtuar kontrollet, sidomos në zonat e banuara, shkruan Alsat.

“Gjatë Janarit janë regjistruar 98 aksidente në SPB – Tetovë, nga të cilat 30 kanë qenë me lëndime të lehta trupore, ndërsa tetë me lëndime të rënda trupore. Për fat të mirë mund të them se nuk kemi pasur viktima në njerëz, që në dhjetor ishte ndryshe, patëm një çift bashkëshortor që humbën jetët në aksident trafiku. Në dhjetor numri i aksidenteve ishte 110, nga të cilat, 46 me lëndime të lehta trupore kurse nëntë me lëndime të rënda trupore”, tha Fatmir Rexhepi. Zëdhënës i SPB Tetovë

Shkelje të shumta janë konstatuar edhe gjatë dhënies së përparësisë për kalimin e këmbësorëve.

“Kur kaloj rrugën asnjëherë nuk shoh kush ka përparësi apo nëse punojnë apo jo semaforët, sepse ende asnjë semafor nuk ka shkel njeri, njeriun e shkelin makinat dhe për këtë më mirë jepju gjithëve përparësi që të kalosh qetë”, tha një kalimtar

YouTube video

“Kam të drejtë unë, por çka të bëj, mua më ndodh shpesh, duan të më aksidentojnë”, kalimtar

“Duhet të jenë më të kulturuar të kemi më tepër kulturë vozitjeje, por me masat që i ashpërsuan si duket do kemi përmirësim”, kalimtare.

Për vetëm dy muaj, Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës, në Pollog, për mos dhënie të përparësisë, ka shqiptuar 148 gjoba, edhe atë, 120 në Tetovë dhe 28 në qytetin e Gostivarit. Vozitësit që bëjnë këtë shkelje, do të gjobiten me 200 deri në 250 euro dënim në kundër vlerë të denarit. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme