Kovaçevski: Arritëm marrëveshje për pagë minimale prej së paku 18.000 denarë

 

Kryeministri Dimitar Kovaçevski njoftoi se është arritur marrëveshje me Federatën e Sindikatave dhe punëdhënësit për pagë minimale prej së paku 18.000 denarë.

Siç ka njoftuar Kovaçevski në profilin e tij në Facebook, 80.000 bashkëqytetarë, punëtorë në industri të ndryshme, duke filluar nga paga e marsit do të marrin së paku 18.000 denarë.

“Jam i lumtur dhe i kënaqur që mund të njoftoj se kemi arritur një marrëveshje me Federatën e Sindikatave dhe punëdhënësit. 80.000 bashkëqytetarë tanë punëtorë në industri të ndryshme, duke filluar nga paga e marsit do të marrin së paku 18.000 denarë, ka shkruar kryeministri Kovaçevski.

Kjo shumë, siç tha ai, tregon për rritje të pagës neto të këtyre punëtorëve për rreth 45 euro në muaj.

“Kemi premtuar dhe zbatuar masa që ndihmojnë drejtpërdrejt standardin e jetesës. Në një vit jashtëzakonisht të krizës, vit të krizave evropiane dhe botërore, ne mbetemi të fokusuar në mbështetjen financiare të qytetarëve”, ka shkruar në Facebook kryeministri Dimitar Kovaçevski.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme