Kovaçevski tregon nëse Zaev ndikon në punën e Qeverisë

 

Kryeministri Kovaçevski thotë se mban kontakte me të gjithë kryeministrat dhe kryetarët e mëparshëm të LSDM-së. Në paraqitjen e tij sonte në emisionin “200” në Alsat, i pyetur nëse ish kryeministri Zoran Zaev ka ndikim në punën e kabinetit aktual qeveritar, Kovaçevski tha:

“Ish kryeministri Zaev nuk është aspak i përfshirë në punën e kësaj qeverie. Gjithmonë kam mbajtur kontakte me të gjithë ish kryetarët e LSDM-së. Por, ata kanë përvojë, si në udhëheqjen e partisë ashtu edhe në drejtimin e vendit, në segmente të caktuara dhe ajo përvojë është gjithmonë e mirë për t’u dëgjuar”, tha Kovaçevski. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme