Unioni i Turizmit i Kosovës njoftoi se Kosova po merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Stamboll, shkruan Syri.net Kosova.
“Sot filloi Panairi Nderkombetar i Turizmit ne EMITT ’22 në Stamboll. Falë punës dhe përkushtimit të UTK, Kosova prezantohet nga 16 tour operator dhe subjekte akomoduese me qëllimin e vetëm që të krijohen mundësi bashkëpunimi me tour operator të ndryshëm nga Turqia dhe vende te tjera botrore.”, thuhet në njoftimin e Unionit kosovar të Turizmit.
Ky aktivitet është përkrahur nga Swisscontact, projekti PPSE.