Kryeministri i Libisë, Abdul Hamid Dbeibeh shpëtoi i padëmtuar nga një tentative për atentat në kryeqytetin Tripoli, njoftuan mediat lokale sot, transmeton Anadolu Agency (AA).
Një “breshëri plumbash” u shkrepën drejt automjetit të Dbeibeh herët të enjten, njoftoi kanali i lajmeve Al-Ahrar TV Libia duke cituar një burim qeveritar.
Kryeministri nuk u lëndua në sulm, thuhet në raport.
Përpjekja për atentat vjen në mes të një përleshjeje të vazhdueshme për pushtetin në Libi pasi Dbeibeh, i cili ka drejtuar qeverinë e Libisë të mbështetur nga OKB-ja që nga marsi i kaluar, përballet me një kërkesë nga parlamenti për ta zëvendësuar atë.
Dhoma e Përfaqësuesve me bazë në Tobruk ka planifikuar të mblidhet sot që të zgjedhë një kryeministër të ri, zhvillim ky që do t’i jepte një goditje të madhe përpjekjeve për kaosin prej vitesh në vendin e pasur me naftë.
Megjithatë, Dbeibeh u zotua të mërkurën se qeveria e tij do të vazhdojë të punojë për të siguruar që Libia të mos kalojë në një “fazë të re tranzitore” dhe nuk do të lejojë që “klasa politike dominuese e së kaluarës të vazhdojë edhe në të ardhshmen”.