VIDEO| Ziadin Sela: Në krye të ASH-së derisa e lejon statuti

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH) Ziadin Sela, është i gatshëm ta drejtojë këtë subjekt derisa këtë e lejon statuti i partisë, shkruan gazeta LAJM. Sela do të kandidojë sërish për kryetar të ASH-së, në Kongresin e partisë që do të mbahet më 27 mars, ndërsa tha se vendimi për një mandat të ri i takon delegatëve.

“Unë jam kryetar partie në shërbim të Aleancës për Shqiptarët, kështu e kam llogaritur veten. Unë jam kryetar partie në shërbim edhe të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Unë vazhdoj edhe në këtë Kongres derisa statuti partisë e lejon që të jem në shërbim të anëtarësisë së Aleancës për Shqiptarët. Ne jemi në fazën kur e kemi hapur partinë për anëtarësinë dhe kemi shpallur Kongres. Shfrytëzoj rastin që tu bëj thirrje të gjithë qytetarëve që janë mbi 18 vjet të anëtarësohen në Aleancën për Shqiptarët, të bëhen anëtarë të saj dhe me këtë të marrin në dorë fatin edhe të ASH-së edhe të popullit që ata i përkasin. Unë do të vazhdojë të jem në shërbim të Aleancës për Shqiptarët dhe fjalën e Kongres e ka anëtarësia e Aleancës përmes delegatëve të saj”, tha Sela për gazetën LAJM.

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme