Deputeti i LSDM-së, Darko Kaevski, nuk pajtohet me pretendimin e koleges së tij nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Bllagica Laskovska, sipas së cilës Kuvendi miraton një sërë ligjesh duke përdorur flamurin evropian, shkruan Alsat.
– Advertisements –
“Numri i ligjeve të miratuara nën flamurin evropian është ulur ndjeshëm. Spini i tillë se po miratohen disa ligje me flamur evropian dhe po keqpërdoret procedura është diçka që po përpiqet ta bëjë VMRO-DPMNE-ja”, tha Kaevski në “Rruga Drejt”./ Alsat.mk