Të gjithë punëdhënësit, pavarësisht nëse janë nga sektori privat apo publik, janë të obliguar që ta respektojnë zbatimin e Ligjit për pagën minimale dhe për çdo mospërputhje duhet të raportohet tek institucionet kompetente, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
– Advertisements –
Sipas tij, ky ligj vlen për të gjithë punëtorët në vend, ndërsa sa i përket zbatimit të tij nuk ka rëndësi nëse është institucion shtetëror apo privat.
“Kjo pyetje është bërë edhe kur kemi pasur dialogun ekonomik dhe social. Ministri i Punës dhe Politikës Sociale ishte i pranishëm dhe theksoi se shkeljet duhet të raportohen në përputhje me dispozitat ligjore dhe marrëveshjet kolektive”, tha Kovaçevski.