Në territorin e Shkupit filloi funksionimi i numrit “112”

Gazetare: Vjollca Aliti

– Advertisements –

112 është numri i cili do të zëvendësoj katër numrat e deritanishëm 192,193,194 dhe 195, përkatësisht Policinë, Ndihmën e Shpejtë, Zjarrfikësit dhe Qendrën për Menaxhim me Kriza, shkruan Alsat.

Ky numër plotësisht pritet të hyjë në funksion pas një viti ndërsa numrat ekzistues për thirrje urgjente do të vazhdojnë të vlejnë edhe një vit derisa qytetarët të informohen për numrin e ri i cili do të lidhë të gjithë këto shërbime urgjente.

“Si fillim do të startojmë në territorin e Qytetit të Shkupit që kur do e testojmë sistemin, pas dhjetë ditësh do të fillojmë në gjithë territorin e vendit. Në numrin e vetëm urgjent, qytetarët do të marrin shërbime pa marrë parasysh se për çfarë urgjence bëhet fjalë. Me të thirrur në numrin 112 Operatori ynë sheh lokacionin nga ku vjen ngjarja madje edhe nëse personi që kontakton është i pa qartë, operatori e vlerëson situatën dhe menjëherë lajmërohet në polici e cila e ka komandën dhe menjëherë dërgon ekipe, po ashtu ndihma e shpejtë dërgon ekipe dhe nëse ka nevojë për tërheqje trupash apo zjarr operatori i informon shërbimet”, deklaroi Stojance Angelov, Qendra për menaxhim me kriza.

YouTube video

Qytetarët mirëpresin ndryshimet në linjat urgjente.

“Po jam i informuar për linjën 112, mirë është. Punë e bukur, do të duhej të funksionojë edhe tek ne, ajo është linja më urgjente”.

“Jo nuk jemi të informuar”.

“Jo nuk jam I informuar… por është ide e mirë nëse të gjitha do jenë me një vend, nëse koordinohen. Besoj se do jetë më praktike. Un se di nëse popullata është e njoftuar me numrat, mendoj se duhet të bëhet ndonjë aksion të njoftohemi me numrat e ri sepse ata aktual janë shumë të vjetër prej në komunizëm. Por mendoj se mirë është edhe të incizohen ato lidhje telefonike të jenë konstant në mbikëqyrje të dikujt”.

“Nuk jam I informuar. Më mirë është që të jetë vetëm një numër. Ashtu është më së miri, më praktike. Kur ka shumë numra është më e komplikuar”.

Numri nga sot është funksional në gjithë territorin e Shkupit, ndërsa është financuar nga fondet evropiane IPA. Ky model i integruar i shërbimeve urgjente në shumë shtete të zhvilluara të botës funksionon prej shumë vitesh. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme