Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar 218 gjoba për shkelje të rregullave në trafik, prej tyre: 57 për tejkalim të shpejtësisë, 44 për mosdhënien e përparësisë këmbësorëve, 10 gjoba u janë shqiptuar dhe këmbësorëve.
– Advertisements –
Sipas njoftimit të MPB-së janë shqiptuar dhe 12 gjoba për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 10 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara, 6 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 5 për vozitësit fillestar, 6 për ngasje të makinës në gjendje të dehur dhe 57 për parkim të parregullt.