Në pikën kufitare të Morinës, në kufirin Shqipëri-Kosovë, është ndaluar një 42-vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut, teksa ka tentuar të kalojë kufirin me 16.950 euro.
“Personi me iniciale A.S. i cili po udhëtonte me një automjet Mercedes Benz, në kontrollin e dytë me hyrjen në territorin shqiptar iu zbulua shuma e padeklaruar e parave. Ai në pyetje se a kishte diçka për të raportuar ishte përgjigjur jo, raportojnë mediat shqiptare.
Paratë e fshehura në automjet iu sekuestruan, dhe kundër A.S është ngritur kallëzim penal për “mos denoncim të parave dhe sendeve me vlerë në kufi”.