Policia ka arrestuar 37 persona të dënuar, disa prej të cilëve kërkoheshin me fletarrestim ndërkombëtar

Në 40 ditët e para të vitit janë arrestuar 37 persona të dënuar, të cilët duhej të mbanin burg efektiv, shkruan Alsat.

Vetëm në kryeqytet, Sektori për punë të brendshme në Shkup ka privuar nga liria persona, të cilët ishin në kërkim me urdhër të pranuar nga Gjykata Penale, Prokuroria Publike, Prokuroria për Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Shkup, të arratisur nga Burgu Idrizovës dhe burgu i Shutkës në Shkup.

“Objekt i bastisjes ishin personat për të cilët janë lëshuar urdhër-arreste vendore, kombëtare dhe ndërkombëtare, personat e dënuar me burgim, personat nën hetim ose me masë të paracaktuar paraburgim, personat e arratisur nga institucionet e vuajtjes së dënimit”, u shpreh Suzana Pranjiç, Zëdhënëse e MPB-së.

Në të njëjtën kohë, MPB kumtoi se në bashkëpunim me Interpolin vitin e kaluar janë ekstraduar 32 persona, për të cilët janë lëshuar fletë arreste ndërkombëtare.

“Ndërsa nga njësitet organizative në kuadër të SPB-së Shkup, në kuadër të aktiviteteve të ndërmarra operative janë privuar nga liria 195 persona për vuajtje të dënimit në total prej 210 vjet e 9 muaj dhe për vuajtje të pjesës së mbetur të dënimit me burg prej 22 vjet, 11 muaj dhe 27 ditë”, tha Suzana Pranjiç, zëdhënëse e MPB-së.

Gjatë vitit 2021 në territorin e Shkupit MPB tha se janë ndaluar 297 persona të kërkuar me fletë arrest. Ekipi operativ i kërkimeve ka arrestuar 102 persona për vuajtje të dënimit prej 269 vjet e 6 muaj burgim dhe për plotësimin e pjesës së mbetur të dënimit me burg në kohëzgjatje totale prej 204 vjet e 11 muaj./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme