Nuk është gjithaq me rëndësi zënka mes burrështetasve shqiptarë dhe çka, për shembull, u thotë Kryeministri i Shqipërisë opozitarëve dhe Presidentit të vendit, siç nuk janë të rëndësishme as talljet e tij thuajse me mbarë shqiptarinë.
Nuk kanë rëndësi as thëniet e opozitarëve drejtuar Kryeministrit të shtetit amë, thuajse komunikojnë me një rrugaç të pandreqshëm!
E rëndësishme është heshtja e turpshme, poshtëruese dhe trishtuese e alamet akademikëve, krijuesve, profesorëve…, heshtja që e ndihmoi fuqizimin e hajdutëve dhe kriminelëve politikë, e të cilët e morën në duar fatin e shqiptarisë! Pra e rëndësishme është heshtja që shpalos kalbëzimin e vlerave tona, kalbëzim që shton plehun politik!
Dhe në shoqëritë e tillë flitet për ‘destruktivitetin ‘ e feve, por jo për ‘talibanët’ tanë partiakë që e varfëruan popullin, që e detyruan rininë tonë të degdiset nëpër botë, ku në numër të madh ajo rini deshqiptarizohet e kriminalizohet.
Po pra, ne heshtim sepse kemi frik ta themi të vërteton se radikalizmi dhe banditizmi partiak janë ato që ‘Shqipëritë’ tona i bënë ‘xhungla’, ku nuk ia vlen të jesh as i mençur e as i ndershëm, ngaqë fatin ta përcaktojnë qeveritarë e burrështetas që e dinë se, kur e ke mik dhe këshilltar cubin e fshatit, nuk ke pse druan nga të ndershmit dhe mendimtarët e katundit./sakte.net