Osmani: Shtetasit e Maqedonisë të largohen nga Ukraina

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani gjatë takimit të sotëm me gazetarët bëri apel që shtetasit e Maqedonisë së Veriut që gjenden në Ukrainë, të kthehen në vend.

– Advertisements –

“Sa i takon shtetasve, duhet ta shfrytëzojnë mundësinë dhe të kthehen me fluturime komerciale në Maqedoni”, deklaroi Bujar Osmani, ministër i jashtëm.

Ai njëherit theksoi se në Ukrainë ka rreth 100 shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ndryshe, edhe shtetet tjera përfshirë edhe SHBA-të, Australinë, Kanadanë, kanë bërë thirrje që shtetasit e tyre sa më parë të largohen nga Ukraina.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme