AAK përmes një kumtese konferencën e sotme e Isa Mustafës e ka quajtur sikur atë të vitit 1989 kur iu suprimua autonomia e Kosovës e thoshin se Kosova nuk humb asgjë, transmeton Koha.net.
Isa Mustafa, Enver Hoxhaj dhe Murat Meha, në emër të së vërtetës historike të kufijve, sot folën padrejtësisht për historinë e kufijve të Kosovës, thotë kumtesa .
Fatin e keq për qytetarët e keni vulosur që ditën e parë të kapjes së shtetit, bashkë. Na i thoni të arriturat e qeverisë tuaj, ne po ua përmendim vetëm një, jeni peng i së keqes për ketë veproni në dëm të Kosovës.
Mos tentoni ta përgjithësoni fajin tuaj, për mos liberalizim të vizave. Ai proces është vështirë i realizueshëm, përderisa të jenë në pushtet zhvatësit e “3%”.
Sa i përket kufirit, dhe historisë së tij, të tillë njerëz si puna juaj, mjerisht kanë qenë në udhëheqjen e këtyre tokave sa herë janë copëtuar e falur ato, prandaj i kanë ndodh padrejtësi të ngjashme siç po tentoni të bëni edhe sot, por kësaj radhe nuk do të kaloni lehtë. Do të ndiqeni me gjenerata nga fati i Esat Pashes. Për situata jashtë kontrollit fajet do të bien mbi juve.
Opozita ka bërë çmos që të krijojë rrethanat që të kemi proces të mirëfilltë të demarkacionit. Që një vit bashkë me shumë ekspertë kemi ofruar argumente për Kosovën me kufijtë e vërtetë, siç i ka pasur ndër gjenerata.
Ne e kundërshtojmë këtë version që po tentoni ta impononi, sepse ky nuk sjellë paqe, por diçka tjetër, për gjenerata e gjenerata.
“T’u thuash ekspertëve, ndër më të mirëve të Gjeografisë, të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, të së Drejtës Ndërkombëtare Publike e të drejtimeve tjera, se nuk e kanë lexuar asnjë rresht, nuk është asgjë tjetër vetëm tendencë për të mbuluar falsifikimin e procesit, për t’ua zbehë gjykimet që janë totalisht në kundërshtim me ato çka i keni thënë ju për këtë proces. Ne nuk do të harrojmë se keni prezantuar dokumente të falsifikuara vetëm për të legjitimuar marrëveshjen” thotë e kumtesa e cila shton se “ryeministër bashkë me vasalet tuaj, a jeni të vetëdijshëm pse ndodhi lufta para 17 vitesh? Për të pasur territor të pa cenuar, për të qenë të lirë brenda këtij territori. Gjatë asaj konferencës tuaj, ju iu referuat historisë, me të drejtë, por folët gjëra të padrejta për historinë e këtyre tokave e për gjeneratat që jetuan e luftuan para nesh për to, për këtë do të duhej t’u vinte TURP!. Përfudnon kumtesa .