Gjysma e Shkupit dhe Velesit mbrëmë pa rrymë – Këto janë detajet se çka ka ndodhur

Gazetar: Mefaili Ismaili

– Advertisements –

“Defekti i shkaktuar pikërisht në largpërçuesin i cili ndodhet në prapavijën time la më shumë se gjysmën e kryeqytetit pa energji elektrike në orët e mbrëmjes së kaluar. Autoritetet thonë se shkaktar nuk ishte faktori njeri, ndërsa qytetarët tregojnë se me çka u ballafaquan gjatë periudhës kur nuk kishin energji elektrike”, raporton gazetari i Alsat, Mefail Ismaili.

Të pyetur nga Alsat, disa nga qytetarët thonë se kanë qenë të shqetësuar, pasi në errësirë nuk kanë është ndërprerë edhe ngrohja qendrore dhe internet.

YouTube video

“Nuk kishte asgjë, as ngrohje, as energji asgjë… Jo atë periudhë nuk kishte as internet… ndodh por në shekullin 21 kjo është e palejuar”, tha një qytetar.

Nga Qendra për Menaxhim me krizat njoftojnë se, pas shkyçjes së energjisë elektrike kanë pasur numër të madh të thirrjeve nga qytetarët.

“Në QMK në numrin 112, janë paraqitur rreth 150 qytetarë të cilët kanë raportuar për dy zjarre një në vendin e quajtur Pintia, e tjetri në zonën industriale në lagjen Petrovec. Ka pasur disa thirrje që kanë raportuar për qytetarë të bllokuar nëpër ashensorë dhe pjesa tjetër e thirrjeve nga qytetarë për tu informuar se çfarë është duke ndodhur dhe për sa kohë mund të kthehet energjia elektrike”, thonë nga  Qendra për Menaxhimin me Krizat.

Nga kompania MEPSO deklarojnë se sipas informatave preliminare, defekti është shkaktuar nga izolatori i largpërçuesit në relacionin Bunarxhik – Shkup 4, në trafo stacionin 400/110 kiloVolt. Drejtori Orhan Murtezani thotë se faktori njeri nuk është shkaktar.

“Është djegur një izolator i largpërçuesit me tension të lartë, për këtë shkak është shkaktuar edhe djegia e barit ose vegjetacionit poshtë largpërçuesit në vendit ku ka ndodhur defekti por edhe në afërsi të trafostacionit në lagjen Pinti. Normalisht që sistemet mbrojtëse kanë ndodhur në kohë duke e shkyçur largpërçuesit dhe transformatorët në kuadër të trafo stacionit për të parandaluar ndonjë dëm edhe më të madh”, tha Orhan Murtezani, drejtor MEPSO.

Nga MPB thonë se rasti është paraqitur në polici e cila në bashkëpunim me MEPSO punon për të zbardhur shkaqet. Siç njoftojnë edhe autoritetet, për shkak të defektit në trafo stacionin në lagjen Pintia, mbrëmë për më shumë se një orë pa energji elektrike ka mbetur një pjesë e kryeqytetit, e Velesit dhe rajonit të Ovço Poles./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme