Gazetare: Andrea Cobanova
– Advertisements –
Rritja e pagës minimale të enjten do të prezantohet para deputetëve në Komisionin për Punë dhe Politikë Sociale, shkruan Alsat.
Ndryshimet, përveç rritjes së pagës minimale, parashikojnë edhe subvencione shtetërore për kompanitë – si pagesa e kontributeve. Nga ky zë përjashtohen kompanitë që tashmë përdorin ndihmën shtetërore.
Subvencione nuk do të jepen për kompanitë që marrin subvencione për kontribute, përkatësisht që përdorin subvencione për punësime të reja.
Këtu përjashtohen kompanitë që kanë marrë: Subvencionim të kontributeve të detyrueshme shoqërore për punëtorët në përputhje me Ligjin për subvencionimin e kontributeve nga 600 deri në 6000 denarë dhe punëdhënësi i cili ka shfrytëzuar masën e subvencionimit të pagave përmes
Planit operativ për programe aktive dhe masa për punësim të punëtorëve, për periudhën derisa e përdor masën.
Propozim Ndryshimet:
“Neni 4-e
– Subvencionimi i kontributeve të sigurimit të detyrueshëm social për punëtorët në pajtim me Ligjin e Subvencionimit të Kontributeve nga 600 deri në 6000 denarë.
-Punëdhënësi i cili ka përdorur masën e subvencionimit të pagave përmes Planit Operativ për programet aktive dhe masave të punësimit për punëtorët për periudhën gjatë përdorimit të masës”.
Opozita njoftoi se do të paraqesë amendament për harmonizimin e pagave të tjera me pagën minimale. Deputetët kanë të drejtë të debatojnë për pagën minimale tre ditë, sepse propozim-ndryshimet janë dorëzuar me procedurë të shkurtuar.
Paga minimale sipas këtyre ndryshimeve do të jetë nga 15.200 në 18 mijë denarë dhe do të fillojë të paguhet nga muaji mars./ Alsat.mk