Nxënësit nga Podgorci garuan për të mbështetur fëmijët që vuajnë nga kanceri

Në mënyrë simbolike, me një garë prej dy kilometrash, nxënësit e klasës së nëntë të shkollës fillore “Goce Dellçev” nga fshati Podgorci sot iu bashkuan shënimit të Ditës Ndërkombëtare të fëmijëve që luftojnë kundër kancerit – 15 shkurt.

– Advertisements –

Gara u zhvillua në kuadër të orës sportive, së bashku me mësuesen e edukatës fizike, Mimi Stojanoska.

“Së bashku me nxënësit e klasës së nëntë vrapuam dy kilometra për t’i mbështetur fëmijët që luftojnë kancerin, por edhe familjet e tyre”, tha Stojanoska.

Gara për mbështetjen e fëmijëve me kancer po zhvillohet për herë të parë, me shpresën se do të bëhet tradicionale.

“Dëshirojmë të dërgojmë një mesazh se përmes sportit mund të ndryshojmë shumë gjëra, e njëra prej tyre është të ndërgjegjësojmë njerëzit se në mesin tonë ka të tillë që po luftojnë me sfidat e një sëmundjeje siç është kanceri”, shtoi Stojanoska.

Edhe Komuna e Strugës ofron mbështetje për fëmijët që vuajnë nga kanceri dhe familjet e tyre.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, çdo vit 300,000 fëmijë nga mosha 0 deri në 19 vjeç diagnostikohen me kancer.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme