Prokurori i zgjedhur nga PDK-ja që po kërkon dënimin e të përfshirëve në përgjime

Kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha, është vetëm njëri nga zyrtarët e sistemit të drejtësisë në vend, për të cilin Partia Demokratike e Kosovës është përkujdesur që t’i ndihmojë të fitojë postin e vet.

Kështu së paku është mësuar në përgjimet telefonike të publikuara nga Insjaderi, ku emri i Hoxhës përmendet gjatë një bisede në mes të nënkryetarit të PDK-së Adem Grabovci me zyrtarin e kësaj partie në Prizren, Nijazi Kyreziu. Në këtë bisedë të zhvilluar në nëntor 2011, dëshmohet se PDK-ja në Prizren ka zgjedhur për kryeprokuror Hoxhën, i cili në të kaluarën ishte zyrtar i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Por, duke mos i penguar një gjë e tillë, ai ka kërkuar që të gjithë të përfshirët në përgjimet telefonike të dënohen nga drejtësia.

Këtë kërkese Hoxha e ka bërë gjatë debatit për “Qeverisje dhe Pandëshkueshmëri’ të zhvilluar të martën si pjesë e festivalit të filmit DokuFest që po zhvillohet në qytetin ku ai shërben si prokuror.

Sylë Hoxha në të kaluarën ka shërbyer edhe si kryeprokuror i shtetit dhe zëvendësministër i Drejtësisë.

Gazeta Online Insajderi ka filluar publikimin e një serie telefonatash të përgjuara të zyrtarëve të lartë të PDK-së – përfshirë këtu edhe kryetarin aktual Kadri Veseli dhe ish-kryetarin Hashim Thaçi, aktualisht president i vendit – përmes të cilave dëshmohet se si kjo parti shtrinë ndikimin e vet në institucionet publike të vendit përmes punësimeve të njerëzve të afërt me ta./Insajderi.com

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme