Javën e ardhshme, Joe Biden do të vizitojë vendin tonë
Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, javën e ardhshme do të vizitojë Kosovën.
Në një njoftim nga Shtëpia e Bardhë, bëhet e ditur se Biden do të fillojë turneun ballkanik më 15 gusht, ndërsa përveç Kosovës, pritet ta vizitojë edhe Serbinë.
Nga njoftimi bëhet e ditur se Biden do të takohet me presidentët dhe kryeministrat e dy vendeve, por akoma nuk dihen çështjet, për të cilat do të flitet./21Media