Ardhja e Donald Trump në pozitën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka të ngjarë të shkaktojë pasiguri të madhe për Bashkimin Evropian me vendimin e Britanisë për të dalë nga blloku, tha sot ministri britanik i financave, Philip Hammond.
“Brexit ka shkaktuar pasiguri. Unë besoj se ndryshimi i administratës në Shtetet e Bashkuara paraqet edhe më shumë pasiguri për BE-në”, ka thënë Hammond në një nga panelet në Forumin Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos të Zvicrës, panel ky i dedikuar për BE-në, raportojnë mediat e huaja.