Negociatat për rritjen e pensioneve do të vazhdojnë

 

 Pensionistët dhe zyrtarët qeveritar në mbledhjen e parë për rritjen e pensioneve janë pajtuar që të ndryshohet metodologjia për llogaritjen e pensioneve, shkruan Alsat.

Pas takimit, megjithatë, nuk ka pasur një vendim konkret se sa do të rriten pensionet dhe kur.

Muajin e ardhshëm në një mbledhje të re do të shqyrtohen të gjitha analizat e bëra nga qeveria për rritjen e pensioneve.

“Së bashku me përfaqësues të Shoqatës së pensionistëve dhe partisë së pensionistëve hapëm këtë çështje të rëndësishme e cila do të synojë përmirësimin e standardit të pensionistëve. Diskutimi për rritjen e pensioneve do të vazhdojë për të arritur në zgjidhjen më të mirë që do të sjellë rritje të pensioneve në plan afatgjatë”, tha Jovana Trencevska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

“Sot filloi procesi i bisedimeve dhe debateve dhe harmonizimit të shkëmbimeve të mendimeve për të arritur zgjidhje që do të nënkuptojë model të qëndrueshëm në harmonizimin e pensioneve në vendin tonë, që natyrisht duhet parë nga këndvështrimi i pensionistit dhe i sistemit të pensioneve”, u shpreh Stanka Trajkova, Shoqata e pensionistëve./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme