Me rastin e 100 diktëve të menaxhimit të komunave, sot u deklarua edhe kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski, i cili tha se gjatë këtyre ditëve nën udhëheqjen e tij është punuar shumë, si në urbanizëm, legalizim të objekteve, parqe të reja, kënde lojrash etj, shkruan Alsat.
– Advertisements –
“Kemi punuar në mbi 50 projekte që kanë përmirësuar drejtpërdrejt funksionalitetin, transparencën dhe imazhin e komunës. Ne vendosëm me vendosmëri dhe guxim për të vendosur rregull në kaosin urban që kërcënonte të mbyste këtë vendbanim në kuptimin ekologjik, social, human. Kjo nënkuptonte rishikim, intensifikim të legalizimit të objekteve pa leje, por edhe rrënim ku është konstatuar krim, tha kryetari Orce Gjorgjievski.
Ai informoi se është përmirësuar infrastruktura komunale, janë rindërtuar më shumë rrugë, ka filluar ndërtimi i kanalizimit fekal në Reçishtë, po ndërtohen parqe të reja në vendin e deponive ilegale, një park është ndërtuar në Draçevë dhe një tjetër po ndërtohet në Rasadnik, dy kënde lojërash janë rikonstruktuar tërësisht, një sallë sportive e shkollës është rinovuar, ndërsa ajo në shkollën fillore “Nevena Georgieva – Dunja” aktualisht është duke u rikonstruktuar plotësisht.
“Përmes pjesës së parë të projektit “Stop mafies urbane”, nxorëm nga sirtarët e mbyllur të gjitha planet urbanistike të vlefshme, i dixhitalizuam dhe i vumë në dispozicion të qytetarëve. Një komision ekspertësh prezantoi rezultatet e para të parregullsive të konstatuara dhe për momentin jemi në kërkim të një kompanie të pavarur të auditimit të jashtëm, e cila do të japë interpretimin e saj ekspert të punës urbanistike të menaxhmentit të mëparshëm të Komunës së Kisella Vodës”, theksoi Gjorgjievski.
Ai bëri të ditur se në Komunën e Kisella Vodës do të hapet një Njësi zjarrfikëse, e cila do t’u shërbejë banorëve të pjesës qendrore të komunës, por, siç tha ai, do të jetë në ndihmë të madhe për banorët e Sopishtes.