Kurti: Pagat në Kosovë do të rriten, por nuk mund ta ndjekin rritjen ekonomike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Kosova ka shënuar rritje ekonomike prej 9.9 për qind, por sipas tij, rritja e pagave që do të bëhet nuk mund ta ndjekë rritjen ekonomike.

“Banka Qendrore e Kosovës ka thënë që në Kosovë rritja ekonomike është 9.9 për qind, që është e pashembullt në rajonin Perëndimor. Në këtë rast , në tremujorin e dytë të 2021-tës, rritja ka qenë 16.3 për qind”.

“Ajo çka dua të tërheq vërejtjen, është se ndonëse pagat në Kosovë duhet të rriten e do të rriten, ato s’mund ta ndjekin rritje ekonomike. Në anën tjetër, pagat mund ta ndjekin rritjen ekonomike vetëm kur kemi papunësi shumë të ulët. Në kushte kur kemi papunësi shumë të lartë, s’mund ta ndjekë rritjen ekonomike rritja e pagave”, tha Kurti në seancën e sotme të Kuvendit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme