Qeveria e Kosovës miratoi propozim-vendimin që rezervat shtetërore të jenë pjesë e Pakos së Ringjalljes Ekonomike.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se një gjë e tillë është e nevojshme të bëhet për shkak të luhatjes së çmimeve në tregjet globale.
“Në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë tashmë është programi për rezervat shtetërore, mirëpo marrë parasysh ndryshimet e situatës dhe gjendjen në tregjet globale sa i përket çmimeve dhe luhatjes së tyre e kemi parë të nevojshme që në kuadër të Pakos të Ringjalljes Ekonomike të shtojmë edhe një masë, masën 3.8, që ka të bëjë me rritjen e rezervave shtetërore”.
Kabineti qeveritar, në fund të mbledhjes së sotme, miratoi edhe propozimin tjetër të ministrit Murati që të ndahen 10 milionë euro për programin e rezervës shtetërore./ Klankosova.tvX